Olta Xhaçka nuk mungon në thuajse asnjë seancë plenare. Ministrja e Integrimit, ka një ritual thuajse të përhershëm, respekton oraret, por edhe miqtë dhe kolegët. Pasi mbërrin deri tek shkallët e Parlamentit me makinë e saj, Xhaçka futet nxitimthi në sallë dhe vetëm pasi del, gjen pak kohë për miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë teksa lë selinë e Parlamentit. Ashtu si mund të dallohet edhe në foto, ministrja ka zgjedhur kolegen e saj, Elva Margariti, për të përshkruar rrugën, por edhe për të shijuar pak minuta bisedë. Por ajo që na ka tërhequr më së shumti vëmendjen është çanta e saj. Nëse i hedhim një sy fotove të saj nga i gjithë viti, do ta shikojmë se ajo nuk ka hequr dorë nga çanta sportive, me motive tradicionale.
Ndonëse tashmë dimri ka përfunduar dhe shumica e kolegeve të saj kanë nxjerrë çantat verore, Xhaçka, preferon të mbajë të njëjtën çantë, që me gjasa është shumë komode.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al