Jemi në fund të sezonit parlamentar, verë, temperaturat e larta. Është kjo ndjesia që marrim nga kjo foto e deputetes së Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti ka pasur një vit të ngarkuar politikisht, saqë tani ia lejon vetes pak pushim në bordurën e shkallëve të Parlamentit.
Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë elegante, të kombinuar dhe plot sharm teksa bën ‘paradën’ në oborrin e Parlamentit. Ndaj këtë herë u çuditëm kur e pamë deputeten e qarkut të Korçës, të ulur në bordurë, krejt të relaksuar. Megjithatë, duhet thënë se në çdo pozë ajo duket sharmante.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al