Prej gati 9 vitesh, Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike.
Ish-numri një i selisë blu është dorëhequr ditët e fundit, vendim ky i diktuar edhe nga grupi i tij parlamentar. Këtë të enjte, ishte seanca e tij e parë plenare që ai mbërrinte në Kuvend, në cilësinë e deputetit.
Por, duket se kjo gjithashtu është edhe hera e parë që Basha vjen krejt i vetëm në Parlament. Ashtu si shihet edhe në fotot nga paparaci ynë, deputeti Basha ka nxituar për të mbërritur në seancë, pak më vonë se të tjerët.
Por këtë herë, miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur mos ta shoqërojnë, ashtu si për vite kanë bërë.
Nga nxitimi dhe nga era e fortë, duket se Bashës i është prishur edhe modeli i flokëve, një pamje kjo e rrallë për Bashën.
Thuajse si gjithnjë ai ka ndaluar para gazetarëve, vetëm se këtë nuk foli si kryedemokrati, por si një deputet i thjeshtë i kësaj force politike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al