Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi mbahen mend si çifti ikonik i kohës. Dyshja, që veç burrë e grua, ishin dhe bashkëpunëtorë shpejt u larguan nga Shqipëria drejt SHBA-së për një jetë më të mirë.
Por, shpejt gjërat morën një tjetër rrjedhë dhe çifti i dha fund martesës së tyre 25- vjeçare.
Prej gati 2 vitesh, kantautori është rikthyer tashmë në Shqipëri ku dhe ka hapur studion e tij muzikore. Ndonëse një imazh mjaft i njohur, Saraçi kishte preferuar që të qëndronte larg zhurmës mediatike.
Të rralla kanë qenë rastet kur e kemi parë në publik, duke preferuar të jetë i shkëputur nga aktivitetet e jetës publike në Tiranë. Megjithatë, ja tek është një dalje e tij, e kapur nga paparaci ynë.
Në pamjen e tij të jashtme, i pandryshuar. I njëjti imazh, me disa kile më pak, Shpëtim Saraçi është shfaqur nën shoqërinë e miqve të tij, ku si edhe duket nga shkrepja, po e shijon eventin dhe shoqërinë e mirë.
Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi prej më shumë se një viti nuk janë më burrë e grua, dhe tashmë as zyrtarisht. Një ndër çiftet më të dashura për publikun në vitet 2000, çuditën jo pak kur i dhanë fund martesës 25- vjeçare dhe duhet thënë se nuk ka qenë një ndarje e lehtë.
Pas kësaj periudhe, kompozitori u kthye në Shqipëri, ndërsa Mira vendoi të jetojë në New York së bashku me dy fëmijët e saj. Një gjë tjetër që u vu re pas divorcit, ishte fakti se Mira u bë shumë aktive në rrjetet sociale.
Thuhet se mosmarrëveshjet që patën me njëri-tjetrin sollën konfliktet në marrëdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë.
Shpenzimet e shumta për biznesin e ri krijuan edhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.
Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunj i vërtetë, pasi të gjithë aluduan se ia ka drejtuar ish-bashkëshortit.
“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, thuhej në postimin e saj.
Kujtojmë që pavarësisht ndarjes, Shpëtimi ruan marrëdhënie shumë të mirë më fëmijët. Vajza e tij Era ka rrëfyer gjatë një interviste dhe më parë se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar.
Sa u përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë. Pra, pavarësisht të gjithave duket se ish-çifti ka vendosur të ruajë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve që mbase mund të ketë bërë që të rilind dëshira për t’i dhënë dhe një mundësi tjetër martesës së tyre disavjeçare.
Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë.
Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer, duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorën pa punë në RTSH.
Por, duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.
Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë.
Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al