11 Shkurt, 2023

Fotot nga paparazzi/ Pas largimit nga ekrani, Isli Islami paraditet i kalon në Bllok


Për vite me radhë jemi mësuar ta kemi pjesë të mëngjeseve tona. Isli Islami është ndër moderatorët më të pëlqyer për publiku, ku për vite ka qenë pjesë e emisioneve të mëngjesit në “Top Channel”. Por karriera e tij pësoi një kthesë, kur prezantuesi u bë pjesë e “Dancing With the Stars”. Për disa javë me radhë, Isli sfidoi veten edhe në kërcim.

Kjo nënkuptoi edhe largimin e tij nga emisioni i mëngjesit. Teksa kolegia dhe mikja e tij, Ori Nebilaj, kaloi nga “Për’puthen” në Parlament, Isli vijoi javë pas jave sfidën e kërcimit. Por duket se me mbylljen e këtij spektakli, Isli ka mbetur larg ekranit. Tashmë paraditet e tij nuk i kalon më në ekran, por në Bllok, ku d uke qenë se ka më shumë kohë të lirë ia lejon vetes ta marrë më me nge mes kafeve me shoqërinë dhe angazhimeve të tjera që ka.

Paparaci ynë e ka fotografuar në ditë të ndryshme, ku shfaqet i vetëm në rrugën e ish-Bllokut. Gjithnjë stylish në veshje, Isli ka spikatur me stilin e tij, duke u renditur te meshkujt të veshur më bukur, edhe kur nuk është pjesë e ekranit. Një nga rrëfimet më emocionuese të mbrëmjes te “Dancing With The Stars” ishte edhe ai i Isli Islamit i cili për herë të parë ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së tij.

Mes emocionesh, konkurrenti ka treguar se prindërit e tij janë të divorcuar dhe kjo ka ardhur pas shumë vitesh dhunë fizike dhe psikologjike e abuzimi ndaj nënës së tij, ndërsa vetë Isli ka qenë dëshmitar i kësaj. Më tej, Islami shtoi se divorci i prindërve ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte pas shumë vuajtjesh të nënës së tij. Kjo e fundit sot ndodhet jashtë Shqipërisë për të jetuar.

Po ashtu, moderatori tregoi se e admiron mënyrën se si e ëma ka arritur t’ia dalë pas gjithë atyre vuajtjeve. Në të ardhmen, Isli tha se dëshiron që këto që ka mësuar nga nëna, t’ua mund të transmetojë fëmijëve të tij, ndërsa në fund të rrëfimit dha mesazhin: “Falini njerëzit që ju kanë bërë të këqija, ata që ju kanë shkaktuar sepse nuk ka asgjë më të bukur se të falësh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al