Nëse do të përshkruanim karrierën e saj, padyshim që do ta listonim tek artistet që i ka rezistuar tregut dhe ka sjellë gjithnjë produksione dinjitoze në skenë. Flasim për Rovena Dilon, që vitet e fundit nuk ka qenë shumë prezente në media, të paktën për të zbuluar më tepër për jetën e saj private.
Që pas divorcit, këngëtarja ka preferuar të jetë më diskrete me jetën private, ndonëse herë pas here në media është aluduar për lidhje të këngëtares. E duket se fakti që tashmë këngëtarja është vetëm, reflektohet edhe në këtë shkrepje.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë artisten në qendër të Bllokut, ku ka qenë duke ecur krejt e vetme, ndonëse të gjithë vëmendjen ia ka marrë telefoni i saj.
Ajo që na ra në sy në këtë foto është ndryshimi i Rovenës. Atë shpeshherë e kemi parë bionde dhe me kaçurelat e saj, por këtë herë ajo kishte zgjedhur një lok tjetër. E veshur me fustan të shkurtër dhe sandale, ajo u shfaq me pak grim dhe me flokët më të errësuara.
Nga ana tjetër Rovena kishte ‘zhdukur’ edhe kaçurelat, duke zgjedhur një tjetër look për këtë dalje të saj në të përditshmen. Vetëm pak kohë më parë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë artisten në një nga baret e kryeqytetit, në shoqërinë e një mashkulli.
Ashtu si edhe qartësisht mund të shquhet në foto, Rovena dhe zotëria në fjalë duken shumë të afërt. Në një moment është këngëtarja, që duket se diçka i sheh, apo i sistemon, në pjesën e pasme të këmishës.
Natyrisht që kjo afërsi mund të jetë edhe mes një miku, apo një të afërmi, por sigurisht edhe mes një çifti. Megjithatë, për sa kohë Rovena ka vendosur ta mbajë sa më diskrete jetën e saj private, vështirë se mund të zbulojmë më shumë për zotërinë që e ka shoqëruar për disa orë në kafe.
Këngëtarja Rovena Dilo nuk ka folur shumë rreth jetës së saj private dhe pse marrëdhëniet që ajo ka pasur janë të njohura nga të gjithë, pasi kanë qenë afatgjata. E ftuar kohë më parë në emisionin “E diela shqiptare”, ajo i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Ardit Gjebra, i cili e ka pyetur përse nuk ka pasur një stabilitet në jetën e Rovenës.
“E shikoj si stabilitet edhe lëvizjen. Varet nga këndvështrimi. Unë kam pasur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara, por që kanë pasur një fund. Por kjo nuk do të thotë që nuk kanë qenë serioze, nuk e kanë kryer ciklin apo nuk kanë qenë të plota. Pse nuk kanë vazhduar?
Mendoj se ndoshta sepse nuk më është dashur të bëj kompromise deri në fund. Kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me partnerin. Marrëdhënia është e mbushur me kompromise. Çdo marrëdhënia ka brenda kompromise. Sigurisht që kam bërë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj.”, shprehej Rovena kohë më parë.
E duket se këtë stabilitet, Rovena po e gëzon ende dhe sot, ndonëse vetëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al