Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shpesh pjesë e faqeve tona. Veçmas gjithë punëve dhe angazhimeve të saj, ajo duket se ka dhe një “detyrë” tjetër.
Vokshi thuajse gjithnjë është ajo që pret ish-Kryeministrin Sali Berisha. Dhe itinerari i tyre është i njëjtë: deputetja e pret që në oborrin e selisë, e shoqëron deri te shkallët, e më pas brenda në sallë.
Kujtojmë se Albana Vokshi është ndër deputetet e para të selisë blu që iu bashkua Komisionit të Rithemelimit dhe që atëherë, ajo nuk ndahet në asnjë dalje publike nga ish-Kryeministri Berisha.
Por teksa pret mbërritjen e liderit historik të PD në ambientet e Parlamentit, Albana gjen pak kohë edhe për të takuar kolegët e tjerë. Ajo që na ra në sy këtë javë, ishte pikërisht ky takim i gjatë dhe i qetë mes saj dhe deputetit Bled Çuçi.
Të dy kolegët kanë qëndruar për disa minuta duke biseduar qetësisht, në atë që duket si një marrëdhënie e mirë edhe jashtë politikës, ku i duhet të jenë kundërshtar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al