4 Shtator, 2022

Fotot nga paparazzi/ Probleme për Fifin dhe Monika Lubonjën! Mikeshat ndalohen nga Policia, çfarë ndodhi mes tyre


Pak ditë më parë, u mbajt në vendin tonë një protestë e organizuar kundër dhunës dhe përdhunimeve ndaj grave. Kjo erdhi pas rastit tronditës në Prishtinë ku një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga 5 burra për disa orë. Kjo ngjarje shkaktoi reagim të menjëhershëm masiv dhe sensibilizimin e shumë personazheve publike. Ashtu si në Prishtinë e Shkup, edhe në Tiranë u mbajt një protestë me pjesëmarrjen e shumë personazheve të njohura.

Mbetet ende e paqartë se kush e organizoi atë, por këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, pretendon se ishte ajo organizatorja. Së bashku me Monika Lubonjën, ajo përgatiti disa postera dhe bluza duke udhëhequr marshimin me shumë pjesëmarrës të tjerë. Mirëpo, në një moment ato janë ndaluar dhe nga Policia. Në foton e siguruar nga paparaci i “Panorama Plus”, Fifi dhe Monika shihen me dy policë krah një makine.

Nuk dihet nëse ka qenë një bisedë miqësore apo dyshja janë ndalur për ndonjë sqarim për Policinë. Vlen të theksohen se ato shihen të relaksuara dhe të buzëqeshura. Në fakt, protesta u shoqërua me disa incidente për Fifin.

Një aktiviste e shoqërisë civile po fliste në tubim, por gjatë fjalës së mbajtur ajo falënderoi për organizimin e tij Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Në atë moment, Fifi ndërhyri me tone të ashpra ndaj protestueses. “Faleminderit të gjithë atyre që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderit Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dhe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu”, tha aktivistja, ndërsa Fifi i pohoi me tone të forta asaj se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar. “Jo, jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu”. Por nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Zhaklinësm e cila u shpreh: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”, ndërsa Fifin vijon të theksojë se iniciativat janë bërë “vetëm në rrjetet sociale”.

Pasi për ditë me radhë u përplasën virtualisht në rrjetet sociale, këngëtarja dhe blogerja u përballën për herë të parë publikisht në këtë protestë. Më pas, blogerja zbuloi se si është bërë pjesë e protestës pasi është ftuar nga Xheni Karaj dhe është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës.

“Bashkia më kontakton dhe kërkon një listë të shoqatës së grave në kryeqytet. Dhe kur i pyeta për çfarë u duhen, më thanë se disa vajza nga Kosova kanë shprehur dëshirën për të organizuar protestën në solidaritet me 11-vjeçaren. I thashë, mund të bashkohemi të gjitha dhe të mblidhemi në 6:30 në sheshin ‘Nënë Tereza’. Më pas kur shkova pashë që ishte bërë organizimi, logoja. Protesta e djeshme ishte dëshirë e qytetarëve të Tiranës, e vajzave e grave dhe burrave, të cilët janë solidarizuar dhe kanë dalë sa herë ka pasur ngjarje të tilla. Ka pasur protestë edhe në Shkup kundër dhunës”, shprehu blogerja e ftuar në “Euronews”.

Më tej, në lidhje me situatën e ndodhur me Fifin, ajo tha se duhet të ishin shmangur debatet, duke mos lënë pa thumbuar këngëtaren.

“Ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës mendoj që mund të shmangeshin dhe duhej të ishin shmangur debatet. Këtë dua ta theksoj. Do doja që të kishim një kulturë proteste, që sa herë të donim t’i jepnim një mesazh qeverisë, sa herë që duam të ushtrojmë dhe duam një përmirësim të situatës, ne këtë mënyrë kemi për ta treguar. Ngjarje të tilla duhet të evitojnë protagonizmin”, tha Zhaklin Lekatari.

Nga ana tjetër, në studio ishte e ftuar edhe aktorja Monika Lubonja, e cila ishte gjithashtu pjesë e protestës. Sa i përket organizimit, ajo tha se gjithçka është përgatitur nga ajo dhe Fifi, teksa shtoi se të dyja kanë qenë të rënduara emocionalisht pas ngjarjes së rëndë. “Jam shumë dakord me Zhakun, por doja të theksoja që shyqyr që një herë u bëmë bashkë. Sigurisht që njerëzit nga bashkia i kemi marrë Fifi dhe u kemi kërkuar ndihmë për organizimin. Dhe kam siguruar lejen e sheshit, kam shkuar në polici, kam marrë lejen. Kam qenë shumë e tronditur dhe kam qarë shumë kur e pashë ngjarjen. Ka qenë një telefonatë e Fifit dhe më ka kërkuar që të më takojë për rastin e vajzës së Kosovës. Fifi më tha që do të ngrihemi siç janë ngritur vajzat në Prishtinë. Dhe dua ta kem si gjë timen, ishte diçka që e pashë te Fifi që ishte shumë e rënduar emocionalisht”, tha Monika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al