Për opozitën këto kanë qenë ditë të ngarkuara, ku janë shoqëruar nga aksione politike. Në sallën e Parlamentit, në salat e Kuvendit ku edhe zhvillohen komisione të ndryshme, ata kanë pasur përplasje të forta.
E tillë ka qenë edhe e enjtja e fundit e seancës plenare, ku seanca u mbyll pas flakadanëve dhe përplasjeve mes deputetëve.
E duket se gjithë ky aksion e ka lodhur Bujar Leskajn. Deputeti i Partisë Demokratike, me të mbaruar seanca plenare ka gjetur pak kohë për t’u shplodhur.
I pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve, sapo ka dalë në pjesën e jashtme, ai ka zgjedhur të ulet te shkallët e Kuvendit.
Një moment ky qetësie, pas vrullit që opozita kishte në seancë plenare. E teksa Leskaj shplodhej ulur tek shkallët, kolegë të tjerë kanë zgjedhur ta shoqërojnë, por ndryshe nga ai në këmbë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al