Sezoni veror ka mbërritur në kulmin e tij. Gushti ka boshatisur Tiranën, duke iu drejtuar të gjithë bregdetit. Natyrisht që pushim është muaji i gushtit edhe për politikanët tanë. Pasi kanë mbyllur një vit të ngarkuar politik, edhe për ta tashmë është koha për pak relaks.
Por natyrisht që këto ditë të nxehta gushti, e kanë një përjashtim. Flasim pikërisht për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Teksa kolegët e tij kanë zgjedhur të pushojnë, ai ka vijuar angazhimin e tij në krye të ministrisë që drejton.
Madje, Balla shpeshherë ka dalë edhe vetë në terren, në pikat kufitare të vendit tonë duke mirëpritur turistët. Por pavarësisht sa i angazhuar është me punë, ministri ka edhe disa detyra të tjerë, këtë herë të aspektit familjar. Pasi mbaron angazhimin si ministër, atij i duhet të bëjë edhe pazari, para se të shkojë në shtëpi.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ministrin, teksa totalisht i zhveshur nga kostumi i zyrtarit të lartë, zgjedhë ta bëjë vetë pazarin. I veshur ende me kostumin zyrtar dhe në këmbë, Taulant Balla duket shumë i kujdesshëm, teksa zgjedh frutat dhe perimet për familjen e tij.
Kështu, ministri i Brendshëm, jo vetëm që ka zgjedhur të mos nisë pushimet e tij në këto ditë vere, por vijon edhe angazhimet familjare me të njëjtin ritëm si më herët. Kujtojmë se në nisje të sezonit veror, Balla i kërkoi të gjithë vartësve të tij të shtynin pushimet vjetore pas muajit gusht.
Dhe si duket edhe nga këto foto, ai ka qenë i pari që e ka vënë në zbatim këtë porosi, ku gushti e ka gjetur në Tiranë, plot angazhime në krye të ministrisë, por edhe me detyrat e kryefamiljarit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al