3 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Tenori i famshëm “kapet mat” nën shoqërinë e një vajze


Rame Lahaj është ndër artistët më të vlerësuar në skenat evropiane operistike. Tenori Kosovar, ia ka dal që të prek famën në gjithë Evropën. Megjithatë, gjithnjë ai ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave, edhe pse jo gjithmonë ia ka dalë.

Teksa prej kohësh ai ka zgjedhur mos të flasë nëse është apo jo në një marrëdhënie, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë nën shoqërinë e një femre në zonën e ish-Bllokut. ashtu si shohim edhe nga fotot, të dy kanë zgjedhur të ulen në pjesën e jashtme të barit, dhe nga biseda duken shumë komod nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos i kursyer edhe të qeshurat.

Nuk e dimë nëse vajza në foto është partnerja e tij, apo ndonjë bashkëpunëtore, por ajo që dimë është fakti se tenori e ka shijuar këtë takim. Vetëm pak kohë më parë, Rame u nda nga partnerja e tij, blogerja, Rina Bërdynaj. Postimet e tyre romantike pushtuan rrjetet sociale. Nga pushimet në Maldive e deri tek secila ndalesë me performanca të Ramës në Izrael, Britani të Madhe, Francë e Gjermani, çifti ishin bashkë! Megjithatë ishte një status i Ramës në rrjetet sociale konfirmoi ndarjen “Gëzuar për të gjithë meshkujt beqarë”, shkruante ai.

Më tej ai fshiu të gjitha fotot me blogeren nga Prishtina të cilën nuk e ndjek në “Instagram”. Që pas asaj historie, pak dihet për jetën e tij private, duke u përqendruar te karriera e tij, që njeh vetëm ngritje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al