22 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Timo Flloko me “look” djaloshar edhe në moshën 75-vjeçare


Timo Flloko është ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Emri i tij është i skalitur në murin e yjeve të kinematografisë shqiptare dhe pak javë më parë e tregoi edhe njëherë këtë fakt, teksa mbajti shfaqjen e tij në Butrint.

E pas këtij angazhimi, edhe për aktorin ka pak kohë për pushim. Ndonëse plazhi për të dhe familjen e Tiranë. Paparaci ynë e ka fotografuar pak ditë më parë, ku në qendër të ish-Bllokut, aktori dukej shumë i përqëndruar me telefonin e tij, duke shkëmbyer mesazhe. I veshur sportive, ajo që na ra në sy ishte “look”-u ndryshe i tij.

Këtë herë, ikona e kinematografisë, kishte zgjedhur të lëshonte flokët e tij, që mesa duket janë zgjatur. Një pamje kjo trendi për të, që pavarësisht se i ka kaluar të 75-tat e tij, vijon të ruajë një formë të mirë. Timo Flloko mblodhi yjet në Butrint, pak javë më parë, duke krijuar emocione hyjnore për të gjithë të ftuarit e natës. Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës, ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, nuk kishte si të mungonte në qytetin antik të Butrintit, në një natë magjike dedikuar të atit.

Linda mori rolin e të atit dhe surprizoi të gjithë të pranishmit në Butrint. Ajo u shfaq në skenë me një fustan të bardhë të gjatë dhe interpretoi disa vargje nga poezia “Zogjtë”. Teksa ata recituan si babë e bijë, ky moment drithërues ishte akoma më i vçantë për Vera Grabockën, e cila dukej plot emocion, duke i ndjekur nga regjia. Linda kishte udhëtuar nga California ku dhe jeton për të qenë prezente në këtë natë të veçantë për familjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al