Në politikë mund të jenë ‘armiq’, por jashtë saj raportet ndryshojnë. Dhe rasti më i mirë për këtë është pa dyshim kjo foto. Dashamir Shehi është ndër politikanët më jetëgjatë të Kuvendit tonë, që spikat me popullaritetin dhe thjeshtësinë e tij.
Të shumtë janë ata që duket se e simpatizojnë për karizmin e tij. E ndër ta është edhe ministri i Drejtësisë. Ashtu si shihet në momentin e fotografuar nga paparaci ynë, Ulsi Manja, ka mbërritur së bashku me Dash Shehin në seancën e së enjtes. Madje, ministri i ka hapur edhe derën e Parlamentit, duke i liruar rrugën që të kalonte i pari.
Një gjest ky i rrallë për dy deputetë të krahëve të kundërt politikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al