16 Korrik, 2023

Fotot nga paparazzi/ Vapa “detyron” ministren të heq dorë nga veshja e saj klasike, me xhaketë të bardhë në Kuvend


Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh.
delinda ibrahimi3

Thuajse në çdo dalje të sajën,  zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike. Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”.

delinda ibrahimi2

Por duket se ardhja e verës, ka bërë që edhe ministrja e Financave, të heqë dorë nga kjo “uniformë”. Delina Ibrahimaj u shfaq këtë të enjte në Parlament me një xhaketë të bardhë dhe flokë të lëshuara.

delinda ibrahimi

Një pamje kjo duhet thënë e rrallë për figurën e saj, duke qenë se zgjedhjet që kemi parë deri më sot nga ajo kanë qenë totalisht të ndryshme.

delinda ibrahimi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al