Nëse ju qëllon rruga nga qendra e Tiranës, me gjasa do të ndesheni me aktoren e famshme Yllka Mujon.
Shpeshherë do ta shihni me mbesën e vogël, Geraldinën, shpesh me ish-bashkëshortin, Gjergjin, por natyrisht që edhe këto poza janë më se normale për të.
Paparazzi ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të përditshme, teksa sapo ka bërë pazaret për shtëpinë. Me qese në duar, flokët e mbledhura, syze dielli dhe një veshje ‘casual’, Yllka duket tamam si çdo grua tjetër shqiptare, që ka angazhime familjare, e ndër to edhe bërja e pazarit.
Veç angazhimit që vijon ende si aktore, të shpeshta janë rastet kur e kemi parë edhe si një gjyshe të përkushtuar, në krah të Geraldinës. Shpeshherë, Elia ka folur për faktin se sa e ndihmon mamaja e saj në këto angazhime.
Nuk kanë qenë të rralla edhe rastet kur në media është folur edhe raportin e mirë që aktorja ka me ish-bashkëshortin e saj. Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet ‘90.
Dhe pse të ndarë, ish-çifti kanë ruajtur përherë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, Amos dhe Elia Zaharia. Edhe sot e kësaj dite, dyshja shfaqen në çdo eveniment së bashku si një familje.
Si Yllka, ashtu dhe Gjergji, janë edhe gjyshërit e dedikuar për Geraldinën, që duket se kalon shumë kohë me ta, pas angazhimeve që Princi dhe Princesha kanë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al