19 Maj, 2024

Fotot nga paprazzi/ Çfarë po bisedon me zë të ulët Ulsi Manja me deputetët e opozitës


E enjtja është padyshim përballja e debateve politike. Jemi mësuar tashmë që në foltoren e Parlamentit, deputetët të mos kursehen ndaj njëri-tjetrit, duke lëshuar shumë shpesh edhe akuza të forta për kolegët.

Por teksa brenda lufta nuk zbehet kurrë, jashtë mbizotërojnë miqësitë dhe pamja është komplet ndryshe. E tillë është edhe kjo foto, që paparaci ynë ka mundur të shkëpusë nga pjesa e jashtme e Parlamentit.

Teksa seanca plenare ka përfunduar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është takuar me Shpëtim Idrizin dhe të dy kanë qëndruar gjatë në një bisedë që dukej shumë e paqtë.

Vetëm pak më pas, i është afruar edhe Dhurata Çupi, e cila pasi ka folur nga largësia për disa minuta, ka vendosur të afrohet pranë dy deputetëve.

Nga gjestet e tyre, biseda dukej private dhe me tone të ulëta. Ndaj jemi të sigurt që në këtë bisedë mes miqve, politika nuk ka pasur shumë vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al