20 Nëntor, 2024

FOTOT/ Pas 10 viteve puazë, grupi “One Direction” bëhen bashkë në varrimin e Liam Payne


Varrimi i këngëtarit të One Direction , Liam Payne, po bëhet sot, e mërkurë, 20 nëntor, në Angli. Këngëtari vdiq muajin e kaluar në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në katin e tretë në Buenos Aires, Argjentinë.

Mes të afërmve dhe miqve që marrin pjesë në ceremoni janë ish-anëtarët e grupit One Direction , Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik . Ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të këngëtarit së ndjerë mbërritën herët në kishë, dukshëm të ngarkuar emocionalisht.

Prania e tyre në ceremoni shënon ribashkimin e tyre të parë në gati 10 vjet. Zayn u largua nga grupi në mars 2015 dhe anëtarët e mbetur njoftuan në gusht 2015 se grupi “do të bëjnë një pauzë të pacaktuar”.

Në një deklaratë emocionale të lëshuar muajin e kaluar, One Direction shprehu pikëllimin e tyre për vdekjen e Liam Payne, duke shkruar:

 “Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Liam. Me kalimin e kohës, kur të gjithë të jenë gati, do të kemi më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim kohë për të pranuar humbjen e vëllait tonë të dashur. Kujtimet që ndamë me të do të jenë të çmuara përgjithmonë. Tani për tani, forca jonë  është për familjen, miqtë dhe fansat e tij që e donin me ne. Do të na mungojë në mënyrë të papërshkrueshme. Ne të duam, Liam.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al