Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ish-çifti i famshëm të cilët janë në një proces divorci, u paraqitën ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, pas konfliktit për ndarjen e pasurisë.
Panorama.al ka siguruar pamjet e ish-çiftit, të cilët shihen të ulur në dyert e gjykatës përpara se të futeshin në sallën e gjyqit.
Aktori i humorit dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, prindër të dy fëmijëve tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës.
Ata janë në proces divorci dhe çështja e tyre tashmë është në gjykatë. Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.
Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.
Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës. Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.
Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gazetarja, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotë sime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.
Në emisionin “Shqipëria Live” u komentua marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë. Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje. Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.
Problemet e tyre kanë filluar që dyvite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë…
Që pas lajmit që i kanë dhënë fund martesës së tyre disavjeçare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë sulmuar herë pas here njëri-tjetrin nëpërmjet këngëve të tyre apo dhe postimeve në rrjetet s ociale. Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij momentalisht, ku gjatë rreshtave ai shprehet: “Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”
Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ndërkohë, kjo e fundit mesa duket i ka dërguar një mesazh ishbashkëshortit përmes një postimi në Instagram.
“Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”,- shkruan Xhensila.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al