Simon Cowell është një nga producentët më të njohur në të gjithë botën dhe po ashtu anëtar i jurisë në “X FACTOR” britanik.
Mediat e huaja raportojnë se 58-vjeçari ka pësuar një incident të frikshëm në shkallët e shtëpisë së tij ku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar keq duke marrë goditje të forta në kokë.
Nga pamjet shihet momenti kur Simon transportohet me urgjencë për në spital, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al