9 Shkurt, 2018

FOTOT/ Si po shndërrohet qendra e Kamzës, nisin punimet për ndërtimin e pedonales


Kamza së shpejti do të ketë një pamje të re. Bashkia ka nisur punimet për ndërtimin e pedonales së qytetit ku pjesë e të njëjtit projekt janë është dhe qendra e re. Ky projekt ishte gati dhe punimet mund të nisnin për t’u realizuar që vitin e kaluar, teksa Bashkia Kamëz priste financim nga qeveria, me qëllim që fondet e buxhetit me të ardhurat e veta të shkonin për të tjera investime në qytet.

12654591_1094379480613408_9133933980415671467_n

Sipas njoftimit të Bashkise se Kamzes “pavarësisht shkresave me 135 projekte konkrete të dërguara në qeveri, Rama nuk ka financuar asnjë, duke i diskriminuar politikisht banorët e Kamzës. Bashkia ka pasur si prioritet të saj përmirësimin e infrastrukturës dhe këtë e ka treguar me qindra km rrugë të asfaltuar ndër vite. Vetëm në vitin 2017, janë 60 projekte në infrastrukturë që janë realizuar në Kamëz dhe Paskuqan, përfshirë këtu edhe rrugën prej 7 km nga ura e Institutit deri në Babrru, e cila po përfundon si dhe po aq janë gati të realizohen edhe për vitin 2018”.

Sheshi i qytetit

Ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë, është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të Bashkisë. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë kur Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës. Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjelljen e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatërvan, çezmë uji, kosha mbeturinash etj.

Pedonalja

Veç sheshit të qytetit do të bëhet edhe ndërtimi i pedonales përgjatë Bulevardit Blu. Kjo pedonale do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës.

“Përveç lehtësimit të lëvizjes për qytetarët, pedonalja do të ofrojë edhe hapësira të tjera në dispozicion të tyre atyre. Pedonalja, e cila do t’i japë një panoramë krejt ndryshe qytetit të Kamzës, do të sjellë përpara qytetarëve vizionin e Bashkisë jo vetëm thjesht për të ndryshuar pamjen. Pedonalja do të sjellë ndryshimin e duhur në infrastrukturë, nëpërmjet një projekti me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe bashkëkohorë, ku përfshihen shtresat me pllaka dekorative, stola, ndriçim, gjelbërim me pemë dhe lule, kosha mbeturinash etj. Pedonalja me të gjitha elementet infrastrukturore të ndërthurura në segmentin e saj, do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë qytetarët e Kamzës, por edhe për ata që do të jenë të mirëpritur për të shëtitur në të”, thuhet me tej ne njoftimin e Bashkise se Kamzes.

27783339_1611976362243790_717169498_n27836181_1611976358910457_1507318897_o27845814_1611976338910459_1882774706_o27849334_1611976368910456_1279773858_n27906640_1611976345577125_1391588936_o27939023_1611976365577123_1670133836_n (1)27939023_1611976365577123_1670133836_n27946144_1611976342243792_555102333_opedonaljapedonalja1Qendra e qytetitQendra projektSheshi dhe pedonalja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al