1 Qershor, 2019

FOTOT/ VIP-at, sfilatë të dyfishtë në eventin e “Geraldina Sposa”


Sfilata tradicionale e “Geraldina Sposa” bëri bashkë edhe këtë vit shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Mbi 1000 të ftuar u panë të pranishëm në ambientet e jashtme të “Hotel Rogner” në Tiranë. Ndërsa në pasarelë parakaluan vajza të njohura të ekranit si Adrola Dushi, Venera Lumani, Jona Spahiu, Dojna Mema, Viola Spiro, Vilma Masha,etj.

Shumë të ftuar VIP bënë sfilatën e tyre para banerit si, ish-deputetja e PD-së Grida Duma, zv.presidentët e “Hysenbelliut Group” Fatmir e Fabiola Hysenbelliu, këngëtarja Soni Malaj dhe Inis Gjoni.

 Ja disa prej të ftuarve VIP të pranishëm në eventin e Geraldina Sposa-s.

GRIDA DUMA, SUPER ELEGANTE ME TË ZEZA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe profesoresha Grida Duma iu bashkua eventit të gëzueshëm të sfilatës së fustaneve të nuseve. Me siguri ka qenë akoma nën atmosferën e martesës së motrës së saj, e cila ka zgjatur duke ndjekur edhe këtë event. Ky ishte edhe një moment i mirë gjithashtu për t’u larguar pak nga streset e politikës.

INIS GJONI DHE SONI MALAJ, “BUKURIA QË VRET”!

Nuk ka vajza të famshme që të kenë mbajtur vendin e më të bukurave kaq gjatë dhe me kaq dinjitet sa Inis Gjoni, ish-balerinë, moderatore dhe regjisore, dhe Soni Malaj, këngëtare prej dy dekadash tashmë. Dy vajzat nuk zhgënjyen edhe këtë herë. Ato u shfaqën të mrekullueshme në eventin e Geraldina Sposa. Edhe veshjet, që kishin zgjedhur, ishin gjithashtu shumë të veçanta dhe që binin në sy.

VENERA LUMANI, NUSJA MODERNE ME FUSTAN BOJËQIELLI

Venera Lumani dhe Lind Islami janë çifti i këngëtarëve nga Maqedonia, prej vitesh në lidhje dhe fejesë. Venera u shfaq në sfilatë me një fustan nuseje, por jo të bardhë. Kështu ajo u duk shumë e veçantë. Nuk e dimë nëse ky ishte një sinjal që çifti i artistëve do të bëjë ndonjë dasmë së shpejti.

 

MARÇELA DHE MANDI, ÇIFTI QË I BËN TË GJITHË TË LUMTUR

Nuk ka punë më të bukur se ai i Marçelës dhe Mandit, pronarëve të “Geraldina Sposa”. Ata kanë përgatitur momentin më të bukur në jetën e një çifti, prej më shumë se një dekade tashmë, dhe vijojnë të jenë pika e referimit për çiftet e rinj, të cilët kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.

ZV.PRESIDENTËT E “HYSENBELLIU GROUP”, FATMIR DHE FABIOLA HYSENBELLIU  

Zv.presidentët e “Hysenbelliu Group, Fatmir dhe Fabiola Hysenbelliu  ishin të pranishëm në eventin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”. Motër e vëlla u shfaqën mjaft elegantë dhe të qeshur teksa u fotografuan para banerit të eventit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al