Olta Xhaçka jashtë politikës, duket se po jeton një moment të lumtur në jetën e saj. Bëhet me dije se ministrja e Mbrojtës është shtatzëne për herë të dytë.
Rreth tre vite pasi solli në jetë vogëlushen Hana, Olta dhe Artani duket se janë gati për të pritur një tjetër bekim në jetën e tyre.
Megjithatë vetë ministrja është përpjekur që këtë lajm ta mbajë sa më larg fokusit të mediave, duke u përqendruar vetëm tek puna e saj në krye të ministrisë dhe të PS.
Burime për GSH bëjnë me dije se ministrja është në muajt e parë të shtatzanisë dhe ende herët për të zbuluar gjininë. Megjithatë barku i rrumbullakosur i saj tanimë nuk mund të fshihet./GSH
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al