13 Shtator, 2017

Fotot/Brenda shtëpisë ‘artistike’ të kryeministrit Edi Rama…?


Të gjithë e dimë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, jeton në fshatin Surrel me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho. Aty, kreu i qeverisë ka ndërtuar një shtëpi private, për të cilën është folur shumë, por pak njerëz e kanë parë. Aq pak sa aktualisht nuk ka asnjë foto të shkrepur në afërsi e aq më pak në brendësi të saj.

Nëse kërkon në “Google” për shtëpinë apo “vilën” e Edi Ramës në Surrel, si fillim të shfaqen fotot e një ndërtese të pazakontë (kur shtëpia ishte ende në ndërtim e sipër), e gjithashtu një sërë artikujsht që bëjnë përshkrimi të detajuar nga sipërfaqja e deri tek paratë e harxhuara për të.

Veç kësaj në artikuj të ndryshëm, brendia e shtëpisë përshkruhet si një ambient shumë i thjesht e pa dritare. Vetë kryeministri ka deklaruar se ambienti ku jeton është pa suva, pa abazhurë e pa mobilie të “gatshme”, por me orendi të thjeshta të ndërtuara nga dora e tij. “Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhurë. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat.

Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe”, është shprehur Rama. E pikërisht e denjë për një përshkrim të tillë, na u duk shtëpia që ka publikuar sot në Instagramin e saj, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë, e birësuar nga kryeministri, Rea Xhillari.

E dashuruar me arkitekturën, Rea ka treguar pamjet e një shtëpie shumë të veçantë, që kur e pamë na kujtoi menjëherë ambientin e përshkruar nga Rama. Të jetë kjo brendia e shtëpisë së Kryeministrit të Shqipërisë?! Në fakt është me mobilie krejt të thjeshta e me suva. Vetëm se ka goxha dritare… Jemi në dyshim…/ revistawho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al