19 Maj, 2018

FOTOT+VIDEOT/ ‘Të çmendur’ për Harry dhe Meghan, çfarë bëhet para dasmës së madhe


Dita e dasmës së Princit Harry me amerikanen Meghan Markle ka mbledhur mijëra njerëz që presin të shohin nga afër ceremoninë madhështore. Nga çdo cep i botës ata e kanë gdhirë natën nëpër lulishte në pritje të ditës së madhe.

Kulmi i ceremonisë pritet të jetë në mesditë me betimin. Princi Charles do të shoqërojë nusen e tij në altar, në mungesë të babait të saj. Në një deklaratë nga Pallati i Kensingtonit, trashëgimtari i fronit britanik Princi Charles është shprehur i lumtur që do të mirëpresë aktoren amerikane në familjen mbretërore, në këtë mënyrë.

Kurse, Doria Ragland, mamaja e aktores amerikane, do të jetë ajo e cila do të çojë të bijën në kishën ku do të celebrohet lidhja me Princin Harry.

Shihni pa koment se çfarë bëhet ndërkohë në pritje të ceremonisë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al