Françeska Jaçe duket se ka nisur një jetë komplet të re dhe të bukur. Ish-lojtarja e “Big Brother 5” ka postuar në Instagram e saj një set fotosh seksi, ku poston e shtrirë në krevat me të brendshme të zeza në një restorant të njohur në Tiranë.
Para se të realizonte këto foto me fotografin e njohur Juxhin Kurti, Françeska ndaloi për të shijuar një gotë verë të bardhë, por veshja e saj sigurisht që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Portralet i kanë ndarë fotot me komentin “Françeska Jaçe duket se nuk dëshiron të ndalet së ekspozuari gjoksin e saj, e ka bërë edhe në restorant”.
Me setin ku ajo duket një femër fatale me muskuj barku dhe linja të tonifikuara, Françeska u ka dëshmuar ndjekësve në rrjetet sociale dhe fansave të shumtë se pasioni për modelingun vazhdon t’i shtohet dita-ditës.
Por pozat e saj me të brendshme janë vetëm disa që ajo ka ndarë me miqtë, pas atyre fotove të shpeshta që poston shpesh në Instagram, ku tregon jetën e luksit që po bën në Tiranë, si një vajzë që ka gjithçka që do të dëshironte në jetë. Së fundi Françeska Jaçe ka hapur dhe biznesin e saj në një sektor të veçantë, duke zgjedhur të mos konkurrojë me personazhet e njohur.
Ajo nuk ka marrë në menaxhim një lokal, as ka hapur një butik veshjesh, por ka vendosur të hapë një agjenci udhëtimesh. Françeska tashmë i përkushtohet biznesit të saj gjithmonë e më shumë, duke e kthyer në stil jete edhe të udhëtuarit në vende të ndryshme të botës. Ish-banorja e “Big Brother” ishte personazhi më i komentuar i rrjeteve sociale këtë vit, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje në pamjen e saj
.
Për këtë arsye, e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu rreth këtij diskutimi të vërtetën e saj: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë. Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë?! Mund të them se ishte një fiksim im i adoleshencës” tha ajo, ndërsa e pranoi se kjo ndërhyrje e bën të duket tani më e rrumbullakosur në portret. /Panorama/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al