Para disa ditësh në internet u shfaq një ofertë e pazakontë për shitjen e një shtëpie. Një banor i periferisë së Parisit kishte vendosur që të nxirrte në shitje banesën e tij, ku kishte treguar çmimin dhe sa dhoma ka ajo.
Deri këtu çdo gjë në rregull, por ajo që bie në sy te njoftimi është fotoja e bashkëshortes së tij nudo teksa bën dush.
Në fakt fotoja është publikuar padashje, kur ai ka shpallur ofertën e shitjes së shtëpisë në një prej portaleve më të mëdha franceze për shit-blerjen e pasurive të paluajtëshme. Ai zbulonte ambientet e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë.
Pavarësisht se fotot lakuriq të gruas së tij i hoqi brenda ditës, ato bënë xhiron nëpër rrjet. Madje duket se ai ka qenë paksa i hutuar kur ka hedhur njoftimin herën e parë, pasi kur fshiu foton e të shoqes, burri ndryshoi edhe çmimin e banesës.
Çmimin e shtëpisë së tij 1-katëshe 145 metër katrorë e rriti me 10 mijë euro duke e çuar në 435 mijë euro.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al