Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.
Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.
Boronicat
Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme.
Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë.
Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme.
Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Mollët
Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”.
Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër.
Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha.
Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.
Dardhat
Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha.
Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër.
Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat.
Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos.
Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës.
Specat
Jo, nuk e lexuat gabim. Specat janë në fakt fruta dhe renditen në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për njeriun, sidomos kundër mbipeshës.
Kjo vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të kapsaicinës, që inkurajon djegien e depozitave yndyrore në organizëm.
Specat mund t’i përfshini në shumë gatime, gjellëra dhe sallata./AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al