2 Mars, 2018

Fruti ekzotik me shijen e mishit të derrit që do të shpëtojë botën nga uria (FOTO)


Për të gjithë njerëzit nëpër botë që vuajnë nga uria ka një zgjidhje. Është pikërisht një frut ekzotik që ka shijen e mishit të derrit.

Ky frut rritet vetëm në jug dhe juglindje të Azisë dhe peshon nga 4.5 deri në 45 kg. Përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe potas.

Mjafton një frut i vetëm për të ushqyer në një vakt një familje të tërë. Ndërkohë studiuesit janë shprehur se një frut i tillë mund të zëvendësojë grurin dhe misrin, që po kërcënohen nga ndryshimet klimaterike.

Gjithashtu thuhet se fruti është shumë i përdorur në Bangladesh, por në Britani po bëhet përpjekje që të futet nëpër markete në mënyrë që të zëvendësojë mishin e derrit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al