21 Nëntor, 2017

Fshati i çuditshëm zviceran , ju paguan 25,000 franga nëse shkoni të jetoni atje


Fshati zviceran i Albinen, pranë Leukerbadit do të votojë mbi një iniciativë që ofron para për jorezidentët që janë të gatshëm të jetojnë në këtë fshat për të paktën 10 vite. Këta banorë të rinj do të paguhen 25,000 franga për të rriturit dhe 10,000 franga për fëmijët, dhe një total prej 60,000 për një familje me katër persona, shkruan Euronews. Banorët e këtij fshati të vogël janë larguar në një masë të madhe ndër vite. Vetë fshati ka 240 banorë dhe largimet masive po ndikojnë shumë në suksesin ekonomik të vendit.

Shumë prej njerëzve të larguar janë të rinj e familjarë. Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS, shkolla lokale duhet të mbyllet pas largimit të tre familjeve.Natyrisht, nuk ka shumë punë por ju do të subvencionoheni nga qyteti ose mund të punoni në qytetet më të mëdha aty ku pranë.

Ose, edhe më mirë, ndoshta ju mund të merrni një punë të largët dhe të punoni nga shtëpia juaj e mrekullueshme zvicerane.

Nëse je një prej atyre njerëzve që duan të largohen nga jeta e qytetit, ekzistojnë disa kritere që duhet të përmbushni.Përveç se duhet të pranoni të jetoni në këtë vend për një dekadë, aplikantët e kualifikuar duhet të jenë nën moshën 45 vjeç.Pronat që ata zgjedhin në fshat duhet të keni një vlerë minimale prej 200,000 frangash dhe kjo shtëpi duhet të jetë shtëpia juaj e përhershme dhe jo një vendbanim i dytë. Nëse ju dëshironi të largoheni para 10 viteve jeni të detyruar t’i paguani qytetit investimet që kanë bërë për ju.Dhjetë vite në këtë qytezë të vogël, por të bukur nuk janë aspak keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al