22 Gusht, 2024

AMA bashkëpunon me TikTok, Krasniqi: Raportoni në faqen tonë zyrtare çdo përmbajtje që cenon liritë tona!


Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të jetë në bashkëpunim me platformën TikTok, për të ndalur kështu çdo përmbajtje që përmban gjuhë urrejtje, nxit dhunën të çfarëdolloj forme dhe shkel të drejtat e komuniteteve e të fëmijëve.

Lajmi është bvërë i ditur nga vetë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.

Ajo ka sqaruar se është hapur një llogari në TikTok, në emër të autoritetit,  në të cilën do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s si të dëmshme. Këto më pas do të ndiqen zyrtarisht nga TikTok për masa të mëtejshme.

Në faqen zyrtare të AMA-s gjendet linku përmes së cilit të gjithë ne mund të raportojmë përmbajtjet e dëmshme.

LINKU:

https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/

 Këto raportime do të shqyrtohen nga ekipet e AMA-s dhe më pas çdo video në të cilën konstatohen shkelje të së drejtës dhe etikës do të raportohet zyrtarisht në platformën TikTok për marrjen e masave të nevojshme.

Krasniqi është shprehur se bashkërregullimi është formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, e se të gjithë mund të bëhen pjesë e këtij procesi transformues.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armela Krasniqi (@armelakrasniqi.ama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al