Fundet e gjata janë emblema e verës. Për sezonin Pranverë – Verë 2022, zgjidhen modelet më trendi në nuanca të lehta pastel.
Të freskët, të bëra me materiale të lehta, me silueta të gjera dhe komode, fundet maxi janë veshja nga e cila nuk mund të hiqni dorë në muajt më të nxehtë të 2022. Me sandale lëkure, balerina pastel apo çizme kamoshi, fundet e gjata janë perfekte si për kohën e lirë ashtu edhe për zyrë.
Gjatë historisë së tij, fundi ka pësuar një evolucion që e ka parë atë të ndryshojë nga versioni maxi në ato midi dhe mini; tani tendencat e momentit kthehen në origjinën e tyre dhe festojnë fundin që arrin deri te këmbët.
Më poshtë jepen disa funde maxi për t’i shtuar në shportën tuaj të blerjeve Online:
BURIMI/ REVISTA PSIKOLOGJIA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al