21 Maj, 2019

Fundi i “Game of Thrones”, ofrohet shërbim psikologjik për “jetimët” e serialit


Fundi i serialit më të ndjekur, “Game of Thrones”, ka zhytur në dëshpërim miliona fansa në të gjithë botën. Disa për finalen që nuk i kënaqi, e të tjerë për faktin se një seri kaq e dashur tashmë ka përfunduar.

Duket si një traumë e vërtetë, deri në, deri në atë pikë sa madje dikush ka menduar që të ngrejë në këmbë një shërbim mbështetjeje psikologjike, për të gjithë ata që mund të ndihen “jetimë” të intrigave dhe aventurave të botës së “Westeros”.

Prerja e marrëdhënieve me serinë pas 8-vitesh mund të jetë shumë e vështirë. Për këtë arsyem faqja angleze e internetit “Bark.com” ka menduar që të vendosë në dispozicion një shërbim këshillimi psikologjik përmes aplikacionit “Skype”.

“Tg Com24” shkruan se mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë.

Gjithashtu thuhet se githçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë. Lidhur me këtë projekt ka patur reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

“Në Oslo, projekti i parë i mbështetjes për të kapërcyer ndjenjën e braktisjes në fund të një serie televizive”, shkruan dikush.

“Kjo do të ishte për të qeshur, nëse realiteti nuk do të ishte me të vërtetë i tillë”, ka shkruar një tjetër përdorues në rrjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al