5 Tetor, 2017

Fundjavat familjare të Gert Bogdanit dhe çiftit Xhunga-Hila


Pas një jave të lodhshme pune, personazhet e njohur të politikës dhe televizionit nxitojnë të shpenzojnë sa më shumë kohë me familjet në fundjavë. Paparaci ynë sjell foto të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani me bashkëshorten Edlirën, aktiviste e shoqërisë civile, si dhe me vajzën e tyre.p13

Siç e kemi mësuar edhe më herët, çifti janë në pritje të fëmijës së dytë. Bogdani mbeti jashtë listës për deputet, ai i shte i pari në listën e Tiranës që u dogj pa u futur në Parlament. Nuk e dimë nëse vijon të jetë aktiv në jetën poltike apo është tërhequr. Çifti tjetër është ai i gazetarëve të mirënjohur, Rudina Xhunga dhe Dritan Hila.p12

Rudina vijon programin e saj politik “Dritare” në Vizion Plus, ndërkohë që në një ekran konkurrent, gjithashtu bashkëshorti i saj Dritan Hila bën një program politik, “Arena”. Të dy gazetarët janë parë në një nga lagjet e njohura të Tiranës, duke shëtitur me vajzën e tyre dhe më pas janë ulur në një bar. Rudina ka hapur edhe portalin me emrin e programit të saj, i cili është shumë i suksesshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al