12 Prill, 2021

Funerali i Princit Philiph, një mundësi ideale për t’u dhënë fund përçarjeve mbretërore? Ja çfarë thotë ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar


Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburg-ut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda familjes mbretërore, ka thënë ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir John Major.

princi william dhe harry (2)

Sir John, i cili ka qenë kujdestar për Princin William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i jepte fund çdo marrëveshjeje, raporton “BBC”.

Ata ndanë bashkë emocione. Ata tani mbajnë pikëllimin për shkak të vdekjes së gjyshit të tyre. Unë mendoj se jkjo është një mundësi ideale. Shpresoj shumë që të jetë e mundur të rregullojnë çdo përçarje që mund të ekzistojë”,- tha Sir John.

princi william dhe harry (1)

Komentet e ish-Kryeministrit u bënë ndërsa Kryepeshkopi i Canterbury i bëri nderime Dukës në një shërbim përkujtimi. Kryepeshkopi pritet që të drejtojë edhe funeralin e dukës të shtunën, ku Princi William dhe Harry do të marrin pjesë të dy.

Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA për shërbimin, megjithëse nuk është e qartë se kur. Ndërsa, Meghan Markle, e cila është shtatzënë, do të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni sipas këshillave të mjekëve.

princi william dhe harry (3)

Edhe kardinali Vincent Nichols, kreu i Kishës Katolike në Angli dhe në Uells, ka sugjeruar që bashkimi për varrimin e Princit Philiph mund të ndihmojë për të shëruar çdo tension.

Periudha e zisë kombëtare do të përfundojë pas 17 prillit, pas varrimit të Princit Philiph. Publiku ka vazhduar të vendosë lule jashtë kështjellës, megjithëse udhëzimi i ri i qeverisë kërkon që njerëzit të përmbahen nga vendosja e luleve dhe në vend të kësaj të japin diçka për bamirësi.

princi william dhe harry (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al