9 Maj, 2022

Fustani i Ronela Hajatit i kopjuar/ Niko Komani i ‘vodhi’ krijimin artistit brazilian


Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe me veshjen e saj teksa ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje që dukej unike, shoqëruar me një kapelë po kaq të veçantë, të stiluar nga Niko Komani.

Por, një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin shqiptar Niko Komani se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.

Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

Më pas artisti brazilian shkruan:

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”

Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hjatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020. Megjithëse postimi ka dy vite që është bërë, vihen re komentet e ndjekësve, të cilët etiketojnë stilistin shqiptar Niko Komani, ndërsa nuk ka një reagim nga ana e këtij të fundit.

Çfarë deklaroi Niko Komani në lidhje me veshjen e Ronela Hajtit në tapetin “Turquoise”?

“Të gjithë mundohen të sjellin veshjet më të bukura. Secili do të sjelli një vision ndryshe. Pasi fitoi Festivalin e Këngës jemi ulur dhe kemi diskutuar. Unë dhe Ronela kemi dashur të sjellim diçka ndryshe, të veçantë. Unë e kam parë si një vepër arti këtë veshje. Ishte një veshje që kur e sheh të duket si art, për muze. Ia arritëm qëllimit. Ngjan si mozaik i një kishe ortodokse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamurët e të gjithë shteteve. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerat. Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë. Kapelja ka qenë e rëndë dhe ka pasur një bishtalec shumë të rëndë. Jam munduar të sjell trendet dhe tendencat më të fundit. Të gjitha veshjet janë shumë të guximshme.”- tha ai në një intervistë gjatë ditës së sotme në “Wake Up.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al