26 Maj, 2022

Futbollisti i njohur i propozon për martesë të dashurës, publikon foton nga momenti romantik


Ky ishte një vit për tu harruar për futbollistin e “Manchester United”, Marcus Rashford, dhe ekipin e tij. Megjithatë, pavarësisht dështimit në fushë, ka një ditë që ai nuk do e harrojë kurrë: Propozimin për martesë ndaj të dashurës.

Ai është i vendosur të martohet me të dashurën e tij të fëmijërisë, pasi i ka propozuar për martesë gjatë një arratisjeje pas sezonit në Kaliforni. Sulmuesi i Premier League u gjunjëzua para Lucia Loi dje, më pak se një javë pasi United e përfundoi sezonin e tyre në humbje ndaj Crystal Palace. Dyshja, të dy 24-vjeç, janë takuar që në moshën 15-vjeçare kur ata ishin nxënës në ‘Greater Manchester’.

Rashford e kishte planifikuar propozimin për javë të tëra dhe ia bëri pyetjen Lucias në një vilë luksoze pasi ndanë një vakt romantik tha një burim për The Sun. Ata dolën në Los Angeles për një natë romantike së bashku dhe ai i propozoi. Ishte jashtëzakonisht romantike. “Ata festuan më pas me një grup miqsh të ngushtë – duke përfshirë shokun e tij të skuadrës në United, Jesse Lingard”, -tha burimi.

Rashford ndau lajmin e ëmbël në Instagram, duke postuar një foto të çiftit duke u puthur teksa qëndronin para harku në formë zemre dhe ambientit të zbukuruar me petale trëndafili, trëndafila të bardhë, qirinj e fishekzjarre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marcus Rashford MBE (@marcusrashford)

Lucia ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së Marcus… duke ofruar stabilitet, një ndjenjë përkatësie dhe siguri që mund të jetë e rrallë për t’u gjetur”, tha burimi për The Sun. Ata kishin qenë së bashku për tetë vjet kur Covid-19 u solli një ndarje të shkurtër. Por dyshja konfirmoi se ishin ribashkuar në janar të këtij viti. Lajmi për fejesën vjen vetëm disa ditë pasi Rashford mori çmimin për librin e vitit në ‘British Book Awards’ për ‘You Are A Champion’, një libër frymëzues për të rinjtë.

Arratisja romantike e Rashford në Los Angeles shënon fillimin e pushimeve pas sezonit dhe sulmuesi pritet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për përgatitje intensive përpara sezonit të ri 2022-2023. Sulmuesi ka pasur vështirësi në muajt e fundit, por ka treguar qartë se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin titullar në ‘Old Trafford’.

‘Telegrafi’ raportoi se ai do të fillojë një program stërvitor në mot të ngrohtë në qershor për të nisur përgatitjet e tij parasezonale në fillimin më të mirë të mundshëm. Rashford kaloi sezonin më të keq të karrierës së tij, i ndërprerë nga lëndimet dhe forma e keqe, duke shënuar vetëm pesë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat. Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë, 35 pikë pas rivalëve dhe kampionëve Manchester City dhe pa asnjë kupë për të pestin vit radhazi. E ardhmja e Rashford në klub ka qenë në dyshim, me gjigantët gjermanë Bayern Munich që mendohet të jetë ndër klubet që mbajnë një sy drejt tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al