24 Nëntor, 2017

Futbollisti shqiptar ndahet nga modelja: Martesa jonë mori fund, mjaft përfitoi prej mbiemrit tim


Erjona Sulejmani është një prej bashkëshorteve të futbollistëve, protagoniste në emisionin “Kapitenët”, një program i cili tregon jetën e artë të të dashurave apo grave të futbollistëve. Gruaja e Blerim Xhemailit ka treguar shumë për martesën e tyre, ku më shumë dje shprehej: “Seksi para ndeshjes? Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin “ta bëjnë vetë”. Gjithashtu, për futbollistin më seksi, ajo u shpreh se pëlqen Kristiano Ronaldon.

Por, mesa duket çifti Xhemaili – Sulejmani është ndarë. Futbollisti zviceran, i cili tashmë aktivizohet tek Montreal Impakt, nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të përfitojë më nga mbiemri i tij. Në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e tij, thuhet: “Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ajo ka të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”

Kujtojmë këtu se Erjona dhe Blerimi janë prindër të një vogëlushi me emrin Luan.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al