Dy ditë më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër për herë të dytë.
Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor për një arsye të rëndësishme, shkruan “The Sun”.
Lilibet është pseudonimi i Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës.
Nga ana tjetër, emri i saj i mesit, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, princeshën e Uellsit, thuhej në deklaratën e publikuar pas lindjes së vogëlushes.
Së fundmi, mediat e huaja po diskutojnë nëse kjo përzgjedhje e çiftit ishte një “fyerje delikate” apo një tallje.
Diana, emri i nënës që Harry ka humbur është një zgjedhje e natyrshme. Por Lilibet është nofka familjare e Mbretëreshës, e cila përdorej vetëm nga prindërit e saj, Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth; motra e saj, Princesha Margaret dhe bashkëshorti i saj, Dika i Edinburgut.
Hendeku mes Harry-t dhe familjes së tij është aq i madh saqë edhe nëse fëmija do të quhej Lilibet Cathrine Wilhemina, nuk mund të kalohet.
Sidoqoftë, nëse do të ekzistonte një qëllim i tillë, a nuk do të ishte më e përshtatshme ta quanin vajzën e tyre thjesht Elizabeth? Duket e arsyeshme të përdorej një emër, të cilin Princi Philip e ka përdorur gjatë momenteve pasiononte të martesës.
Për më tepër, historianët theksojnë se Duka dhe Dukesha e Sussex, e kanë kaluar shumicën e viteve të fundit duke “tradhtuar” familjen mbretërore, përfshirë edhe Mbretëreshën. A është Lilibet atëherë një fyerje delikate apo një tallje?
Mund të mos jetë menduar si diçka e tillë, por në rrethanat aktuale duket kështu.
Gjithashtu, Lilibet dhe Diana janë emra që vijnë të dy nga ana e Princit Harry dhe pyetja që po bëhet në rrjet është pse Meghan nuk ka zgjedhur një emër nga ana e saj.
Historianët argumentojnë se Meghan nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me gjysmë motrën e saj, Samantha-n, prandaj ky absolutisht nuk ka qenë një opsion për vajzën e çiftit.
Megjithatë, ka nga ata që argumentojnë se për Meghan, një emër është një armë, ndërsa një deklaratë është një pjesë e politikës. Ata pyesin veten se sa e mirë mund të jetë Meghan për t’i vënë vajzës së saj emrin e Mbretëreshës së ndjerë.
Problemi sipas tyre, është se nuk mund t’i mashtrosh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës.
Duket se publiku britanik është lodhur nga ana “shenjtore” e saj dhe për këtë arsye, ata kanë nisur të shohin përtej perdes tani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al