17 Maj, 2022

“Gabim i madh!” Dizajneri i fustanit ikonik të Marilyn Monroe kundër veshjes së tij nga Kim Kardashian në Met Gala


Dizajneri i famshëm Bob Mackie thotë se ishte një gabim i madh që Kim Kardashian u lejua të vishte fustanin ikonik të Marilyn Monroe në Met Gala këtë vit- gjashtë dekada pasi ai vizatoi skicën për dizajnin origjinal.

82-vjeçarja e përshkroi veshjen e fustanit nga Kim si ‘alarmante’, duke këmbëngulur se askush tjetër nuk duhet ta vesh. “Mendova se ishte një gabim i madh”, tha ai për ‘Entertainment Weekly’. ‘Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk fotografon kështu. Dhe kjo u bë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihet me atë fustan.’

Mackie, tani 82 vjeç, ishte vetëm 23 vjeç dhe punonte si asistent i stilistit Jean Louis kur vizatoi skicën e parë për fustanin, të cilin Monroe e veshi më 19 maj 1962

Kardashian veshi fustanin historik me lejen e drejtorëve të rrjetit të muzeve ‘Ripley’s Believe It or Not’, ku fustani 60-vjeçar është ruajtur në një mjedis të kontrolluar nga temperatura që kur u ble për një rekord prej 5 milionë dollarësh në vitin 2016. Mackie ishte vetëm 23 vjeç kur dizajnoi modelin origjinal të fustanit ndërsa punonte si asistent i legjendës së modës Jean Louis, i cili krijoi fustanin posaçërisht për Monroe për ta veshur kur ajo performoi “Happy Birthday” për presidentin e atëhershëm John F. Kennedy në maj, 1962.

Kjo nuk është hera e parë që ai shprehet duke kritikuar anëtarët e familjes Kardashian. Në nëntor 2021, stilisti sulmoi familjen e tyre duke thënë se “janë të famshme sepse janë të famshëm”. Ai gjithashtu i akuzoi për kopjimin e modeleve që ai krijoi për këngëtaren Cher gjatë viteve, duke thënë për Page Six: “Ata bënë shumë para, kështu që mendoj se ka diçka për të thënë për këtë. Disa prej tyre me të vërtetë kanë kopjuar rrobat e Cher-it. Unë i bëra ato dizajnime shumë vite më parë sa nuk shqetësohem për kopjimin e tyre. Është një lloj komplimenti, me të vërtetë.”

Mackie dhe Cher

 

Përveç këmbënguljes se Monroe duhet të ishte i vetmi person që duhet të kishte veshur fustanin, Mackie ngriti gjithashtu shqetësime për dëmin që mund t’i ishte bërë fustanit legjendar gjatë Met Gala – duke iu bashkuar një liste të gjatë historianësh të modës dhe ekspertëve që kanë dënuar vendimin për të lejuar që Kim ta vishte atë

Një prej tyre ishte autorja Michelle Morgan, e cila ka shkruar disa libra për jetën e Monroe. Ajo kritikoi vendimin për të lejuar që fustani magjepsës të vishej sërish në një ambient të tillë, duke thënë se mund të kishte dëmtuar me djersë dhe makijazh. “Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që shoh këtë fustan ikonik 60-vjeçar duke u veshur në publik”, tha ajo për New York Post menjëherë pas Met Gala-s së këtij viti më 2 maj.

Në fakt, Kim bëri një kopje të fustanit, të cilin e veshi më vonë kurse origjinalin e veshi vetëm në tapetin e kuq. Duke folur për Vogue Kim zbuloi se ajo kurrë nuk do të rrezikonte t’i shkaktonte ndonjë dëmtim fustanit dhe për këtë arsye qepi një tjetër identik si ai. Kardashian u bë personi i parë që vesh fustanin që kur u vesh nga Monroe në vitin 1962. Ajo u kritikua jo vetëm për shkak se mund ta dëmtonte dizajnin ikonik, por sepse ajo gjithashtu pranoi se humbi 16 kilogramë në vetëm tre javë në mënyrë që fustani t’i bënte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al