29 Nëntor, 2017

Gafa e futbollistit të njohur, publikon foton e bashkëshortes nga dhoma e gjumit


Rrjetet sociale aq sa janë të dobishme, po aq janë edhe të rrezikshme sepse me një shtypje butoni mund të publikosh foton e gabuar, fjalën e gabuar etj. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe futbollist brazilian të Fenerbahçes, Fernandao Santana, i cili ka habitur ndjekësit e tij në Instagram duke ndarë me ta më shumë se  ç’duhet. Sulmuesi ka shpërndarë gabimisht një foto të bashkëshortes së tij në këmishë nate.

Braziliani e postoi foton në Instagram dhe me ta vënë re gabimin e ka fshirë direkt postimin, por aq pak mjaftoi që mediat ta rregjistronin lapsusin.

Në foto duket bashkëshortja e 30-vjeçarit Eli Daiana Santana tek qëndron në këmbë e veshur me një këmishë nate ne dhomën e gjumit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al