6 Tetor, 2017

Gafa e mediave spanjolle, Kombëtaren shqiptare e quajnë Maqedoni


Pas gafës së djeshme të përditshmes spanjolle “AS” e cila rreshtonte në formacionin titullar Thomas Strakoshën, Burim Kukelin, Odise Roshin dhe Sokol Çikalleshin të cilët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Panuçi, ka qënë e përditshmja tjetër spanjolle “Mundo Deportivo” që ka goditur me gafën e radhës.

ShqiperiaNë formacionet e mundshme të publikuar sot në gazetën spanjolle, në vend të emrit të Shqipërisë është vendosur ai i Maqedonisë, ndërkohë që në krah qëndron flamuri kuqezi.

Gafa

Një gabim teknik, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka shkaktuar mjaft polemika në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al