19 Dhjetor, 2017

Gafa e Rudina Magjistarit një vit më parë, ç’ndodhi kur kishte Marizën sot në studio


Mariza Ikonomi e ftuar në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ka folur më shumë për karrierën e saj, duke treguar për pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit. Ajo rikthehet pas 7 vitesh në Festivalin e RTSH, me një këngë që është po kompozim i saj. Këngëtarja mes të tjerash rrëfen se njëra nga arsyet se përse ka vendosur që të kthehet në Festival është pikërisht shtysa nga ana e fansave që i kërkonin një këngë.  ‘’Kjo pjesa e konkurrimit më ka lodhur shumë.’’ –tha Mariza , duke lënë të kuptohet se rëndësi për të ka pjesëmarrja.  ‘’Me xhaxhain’’ –ia ktheu Rudina. ‘’Sa shumë është përfolur’’- ka shtuar Mariza, ndërkohë që Rudina nuk ka preferuar që ta vazhdojë më bisedën.

Dhe sigurisht ato ishin duke folur për gafën e një viti më parë kur rudina në të njëjtën studioi kishte të ftuar Marizën dhe teksa ishte duke i kujtuar daljen e saj të parë në skenë, i tha Marizës : “Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit  me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?” Por menjëherë Mariza nuk ka ngurroi ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Françesk Radi nuk ishte xhaxhai i saj, por i Rozana Radit. Videoja u përhap edhe në rrjetet sociale ku u përcoll me humor.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al