16 Mars, 2022

”Gangsterat e Hip-Hopit vetëm sheqer kanë parë”/ Ironia e Olti Currit pas arrestimit të Elsa Lilës


Lajmi për arrestimin e Elsa Lilës ka befasuar jo pak ditën e sotme publikun. Këngëtarja që është ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Romë, si pjesë e një grupi kriminal.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar Olti Curri. Duke u shprehur se njerëzit nuk janë ashtu si duken, blogeri shprehet se Elsa nuk ka zgjedhur të rrijë në shtëpi, dhe të rrezikojë i dashuri për të.

”Ju kam thënë që asnjëherë gjërat dhe njerëzit nuk janë ashtu siç duken! Ju dh*jefsha gangsterëve të Hip Hop-it që i këndojnë kokainës dhe vetëm sheqerin e petullave kanë parë. Elsa (të shohim sa i vërtetë është lajmi) si labe gangstere që është e bën vetë trafikun, jo të rrijë si dhëpi dhe të punojë i dashuri me kokën në torbë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Olti Curri në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al