Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur thuajse 3 muaj më parë në televizionin ‘ABC News’.
Gazetari dhe spikeri i njohur Endri Xhafo është përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte me një regjisor të këtij televizioni.
Thuhet se Xhafo ka pësuar hematoma të shumta në fytyrë, gjë që mendohet se është dhe arsyeja përse ai i është shmangur daljeve në televizion përgjatë asaj kohe.
Bëhet me dije se dy kolegët kanë pasur fillimisht një debat me tone të ashpra në lidhje me çështjet e punës, që më pas ka degjeneruar në një përleshje të dhunshme. Sakaq bëhet e ditur se Endri Xhafo është larguar nga ‘ABC News’, për t’u zhvendosur tashmë në televizionin ‘Top Channel’./Xing.al/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al