Gazetari Eraldo Rexho ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ ‘’BOOM’’ ku ka folur për punën dhe karrierën e tij në bashkëbisedim me moderatoret.
I pyetur nga to nëse ka pasur ndonjë personazh antipatik apo që ka pasur konflikte ai është shprehur se është një personazh dhe ajo është pikërisht Adelina Tahiri.
I pyetur rreth shkaqeve, ai u shpreh: Ishte një nga rastet kur thashë po them të vërtetat. ‘’Një personazh që nuk e duroj dot nuk ka, por ka sigurisht personazhe me të cilët unë kap pasur konflikte. Është hipokrite të them se unë e kam pasur vaj me të gjithë. Po përmend një emër, pa dashur që kjo gjëja të keqpërdoret. Unë nuk flas sot me të por kjo nuk ka lidhje me respektin që unë kam për të, Adelina Tahiri, edhe është martuar tani kohët e fundit. Nuk kam asgjë me të, thjesht nuk flas. Rasti i Adelinës ishte një nga ato rastet ku unë thashë po them të vërtetat dhe ndodhi që nuk flasim më të.’’- tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al