4 Dhjetor, 2017

Gazetarja del në ballkon për të pirë cigare, habitet kur sheh çiftin duke bërë seks në rrugë


Një gazetare në qytetin Hull të Britanisë së Madhe ka bërë një denoncim të pazakontë në polici. Ndërsa ishte duke pirë cigare në ballkon, ajo ka parë dy njerëz duke kryer marrëdhënie seksuale në rrugë, përballë shtëpisë së saj.

Sipas mediave britanike, Faye Preston tha se vuri re se në rrugën poshtë shtëpisë së saj po bënin seks një çift të pastrehësh që ishin mbuluar me batanije. Ajo e shkroi këtë gjë në rrjetet sociale dhe më pas bëri denoncimin në polici për të larguar nga rruga çiftin e të pastrehëve.

“Kam respekt për njerëzit që nuk kanë se ku të shkojnë, por nuk dua që ky veprim të bëhet normë”, shtoi ajo.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al