14 Prill, 2021

Gazetarja e njohur rrëfen të pathënat për jetën e saj private: I propozova unë bashkëshortit për martesë…


Të marrësh vendimin për t’u martuar nuk është një hap i lehtë dhe shpesh shoqërohet me shumë stres, por jo për të gjithë.

elona duro (7)

Gazetarja Elona Duro ka treguar teksa ishte e ftuar tek “Rudina” se çdo gjë në jetën e saj ka ardhur shumë spontane, edhe lidhja me bashkëshortin, bashkëjetesa dhe martesa.

elona duro (3)

Madje, ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, propozimin për martesë ka qenë ajo që ia ka bërë partnerit të saj, gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

elona duro (1)

Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë një vit më vonë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa.

elona duro (8)

Në një shezlong, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.

elona duro (4)

Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm… Kishim në plan të bënim diçka në bashki. Unë isha shtatzënë, 4-muajshe. E kishim diskutuar që do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha ‘e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka’.

elona duro (9)

Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë ‘po të më pyesë Rudina se cili është suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them?’. ‘Po thjesht fakti’,- tha, ‘që t’i nuk më bezdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire’”,- rrëfeu Elona Duro.

elona duro (12)

Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tomas.

elona duro (11) elona duro (10) elona duro (5) elona duro (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al