Që prej lajmit të shtatzënisë së saj, këngëtarja Zaimina Vasjari thuajse është zhdukur. Deri para pak muajsh Zajmina ishte shumë aktive në rrjetet sociale gjë të cilën nuk po e bën më. Ajo ka vendosur të mos ndajë thuajse asnjë informacion ose foto me ndjekësit e saj.
Por një pjesë të misterit e ka zbuluar së fundmi gazetarja Elona Duro, e cila deklaroi gjatë emisionit në Top Channel se Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Këtë ajo e bëri në emisionin ‘Pop Culture’ ku aksidentalisht u shpreh: ‘Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?!’
Këngëtarja prej vitesh është në një lidhje dashurie me biznesmenin Klodi Asllani e me sa duket tani ata kanë vendosur të hedhin hapin tyre të madh, të bëhen prindër. Burimi: Anabel.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al