“Histori Dashurie” ishte emisioni që e bëri të njohur Ermira Çausholli, që u transmetua gjatë viteve 2009-2012. Por duke qenë se gazetarja ngeli shtatzënë me vajzën e saj të tretë, programi përfundoi aty.
E si pasojë, për tre vite u largua nga televizioni dhe ju përkushtua rritjes së vajzës së saj. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në një rrëfim për jetën dhe familjen ajo ka treguar për herë të parë dasmën e saj.
Ermira, një studente letërsie, u dashurua me Arditin një student mjekësie. Gazetarja mbeti shtatzënë teksa ishte e fejuar, por nuk hoqi dorë nga fëmija. Ata do martoheshin dhe këtë gjë e bënë në kushtet më të vështira të mundshme.
“Ishte 21 mars 1997, ne e kishim ndarë mendjen që ta bënim dasmën në mënyrën tradicionale. Unë isha në shtëpinë e prindërve në Korçë ndërsa Arditi në Tiranë me familjen. U nis për të më marrë bashkë me dy shok të Akademisë së Rendit. Në atë kohë të mendoje dasmën ishte çmenduri, si t’i thoshe njëri-tjetrit ‘vdes për ty’ në kuptimin e parë të fjalës. Ai erdhi më mori dhe fatmirësisht u shpëtuam maskave. Dasma në Korçë nuk u bë sepse lokali u dogj, ndërsa në Tiranë po dhe nga 250 të ftuar erdhën vetëm 70”, ka treguar Ermira plot emocion.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al