11 Nëntor, 2017

Gazetarja rrëfen për divorcin: Me ish burrin ruajmë njëlloj marrëdhëniet, veçse jetojmë në shtëpi…


Anduena Llabani, gazetarja e njohur e kronikës së zezë, ka rrëfyer sot në emisionin “Rudina”  mes të tjerash edhe jetën e saj pas divorcit. Ajo tregoi se vazhdon t’i ruajë marrëdhëniet me babain e djalit të saj edhe pas ndarjes së çiftit.

Anduena dhe ish-bashkëshorti, Arditi, takohen sa herë që djali i tyre, Aleksei dëshiron. Gazetarja thotë se së bashku me Arditin i marrin  vendimet për djalin e tyre dhe ndjekin çdo aktivitet apo datë të shënuar për të.Madje ajo shton se janë njësoj si të gjithë prindërit e tjerë përveçse jetojnë në shtëpi të ndara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al